Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar “gatishmërinë” për protestë të qytetarëve në mbrojtje të Qeverisë Kurti.
“Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën”, ka shkruar ai.
Postimi i Ferajt:
Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën.
Në fakt ajo më shumë po duket si protestë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë përaballë diskriminimit serb, në stilin:
“Jo diskriminimit etnik (të shqiptarëve)”!
“Jo më qytetarë të dorës së dytë në Kosovë, si dikur në Jugosllavi dhe në Serbi”!
“Duam barazi etnike”!
“Duam të drejtat tona kombëtare”!
“Liri, barazi, Republikë, demokraci”, etj.
Bash si dikur, shumë vite më parë.