Presidentja e zgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj si Presidente para deputetëve të Kuvendit, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësit për gjithçka që ka bërë në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Këtë deklaratë të Vjosa Osmanit, Presidentes së Republikës së Kosovës mediat serbe e cilësojnë sulm ndaj Serbisë.
Tutje Osmani tha se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë”, shkruan novosti rs.
Në të njëjtën kohë, tha Osmani se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”.
Ajo tha se dialogu është rruga e duhur, por që Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë në Kosovë./Kosova Post/