Ylli i Red Bull, Max Verstappen fitoi çmimin e parë të madh të Miamit të dielën, raporton Kosova Post.
Piloti holandez përfundoi raundin e pestë të Kampionatit Botëror të Formula 1 në vitin 2022 për 1 orë, 34 minuta e 24 sekonda.
Piloti i Monakos i Ferrarit, Charles Leclerc, doli i dyti me 3.7 sekonda pas Verstappen në Autodromin Ndërkombëtar të Miamit.
Piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, ishte i treti pasi diferenca midis tij dhe Verstappen ishte 8.2 sekonda në garën me 57 xhiro.
Ndërkohë, kampioni i shtatëfishtë i botës, Lewis Hamilton i Mercedesit, e përfundoi garën në vendin e gjashtë.
Leclerc tani kryeson renditjen me 104 pikë, i ndjekur nga Verstappen, i cili ka grumbulluar 85 pikë këtë sezon.
Sergio Perez është në pozitën e tretë me 66 pikë. Formula 1 do të vazhdojë në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës më 22 maj.
– Pesë pilotët më të mirë:
- Charles Leclerc (Monako), 104 pikë
- Max Verstappen (Holandë), 85
- Sergio Perez (Meksikë), 66
- George Russell (Britani e Madhe), 59
- Carlos Sainz (Spanjë), 53
Pesë konstruktorët më të mirë:
- Ferrari, 157 pikë
- Red Bull, 151
- Mercedes, 95
- McLaren, 46
- Alfa Romeo, 31/aa