Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë (KBI), ka tubuar krerët lokalë të partive politike, për ta shënuar ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s). Megjithatë, në këtë tubim nuk ka marrë pjesë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Ekrem Hyseni, transmeton Kosova Post.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë në krye me imamin, Bekim Jashari, kanë mbajtur një tryezë për nder të datëlindjes së pejgamgerit, Muhamedit a.s.
Ky tubim përqon mesazhe dhe thirrjen gjenerale të profetit Muhamed, për besim në Zotin, adhurim, moral, drejtësi e kulturë dhe paqe.
Kësisoj, tryeza po mbahet pikërisht në Muajin e lindjes së hazdreti Muhamedit a.s, e në të cilën po marrin pjesë imam të Llapit, Kryetari Shpejtim Bulliqi, derisa kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar Dr. Ekrem Hyseni nuk ishte i pranishëm.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i KBI-së, mr. Mensur Hoti kurse ligjeratën mbi thirrjen Islame e mbajti Kryeimami, mr. Bekim Jashari.
Në fund të kësaj tryeze u ndanë mirënjohje disa imamëve për kontributin e tyre në sferën kombëtare dhe fetare, Muhamed Hoxhës, Mustafë Eminit dhe Ruzhdi Murselit.