Është kërcënuar publikisht anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, transmeton Kosova Post.
Rastin e ka denoncuar ai vetë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
“Dje AKG për herë të dytë ka dalë me deklaratë kundër meje. Herën e parë në prill 2020. Të dy herët sepse isha vendosmërisht kundër politikës së Richard Grenellit dhe mbështetësve të tij në Kosovë. Uroj mos ta ketë bërë nën presionin: 7,6,5,4… Është e paprecedent fushata linçuese e institucionit kundër individit.
Si rezultat, AKG dhe anëtarët e saj kanë nxitur mes qytetarëve urrejtjen, krimin dhe miratimin e krimit të paralajmëruar ndaj meje” – ka shkruar Feraj.
Të njëjtin postim, Feraj më pas e ka fshirë./KosovaPost/