Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të disktohet për zhvillimet e fundit të ndodhura në Ukrainë.
Ai ka dënuar vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka njohur dy territoret në Ukrainën lindore si të pavarura.
“Kjo është qartë një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një sulm ndaj sovranitetit të Ukrainës”. Macron po kërkon “një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për miratimin e sanksioneve evropiane të synuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pallati presidencial në Francë.
Macron ka zhvilluar një takim dhe disa telefonata me Vladimir Putin, ku të fundit i është kërkuar që të situata në Ukrainë të zgjidhet në mënyrë diplomatike.