Franca i ndau kancelares gjermane Angela Merkel “Legjionin e Nderit”, dekoratën më të lartë të vendit, ndërsa ajo përgatitet të dorëzojë pushtetin, transmeton Kosova Post.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Macron, pritën kancelaren Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer, ndërsa Merkel përgatitej për t’i thënë lamtumirë politikës gjatë vizitës së saj të fundit në Francë si kancelare, shkruan AA.
Macron i dorëzoi Merkelit çmimin në një darkë për nder të saj në Chateau du Clos de Vougeot në qytetin Beaune.
Në fjalën e tij, ai tha se çmimi iu dha kancelares gjermane në shenjë vlerësimi për atë që ajo ka bërë për Evropën.