Futbollisti serb, Vujadin Savic e ka humbur kontrollin derisa po e kalonte kohën në një lokal nate në Beograd mbrëmë.
Futbollisti i APOEL-it i ka publikuar disa video të atmosferës, ndërsa në dy prej tyre ka provokuar me mbishkrime në Instastory, përmes së cilave e shfaqi gjendjen emocionale dhe euforinë momentale, e ndoshta edhe gjendjen e dehur, e cila e përcolli deri në orët e hershme të mëngjesit, shkruan “Gazeta Express”.
“Qiproja është Greqi, Kosova është Serbi”, ka shkruar 32 vjeçari, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Ndërsa, të njëjtën gjë e thotë dëgjohet duke e thënë me zë edhe këngëtari Angelos Avgousti, i cili në ato momente po këndonte në gjuhën greke, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Sportistët serbë janë munduar shpesh ta shfrytëzojnë famën e tyre për të bërë thirrje të tilla, posaçërisht duke e konsideruar Kosovën ende si pjesë të Serbisë.
Për fatin e tyre, ëndrrat nuk ua ndalon për t’i parë askush…g.express.