Më shumë se 100 ushtarë amerikanë të batalionit të parë të helikopterëve sulmues të Gardës Kombëtare të shtetit Idaho, do të vendosen në Kosovë.
Ushtria e SHBA-së njoftoi se ata do të zbarkojnë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.
Para ardhjes në Kosovë, ata kishin trajnim shtesë përreth 30 ditë në Teksas.rtk.