Gavi është talenti i radhës që është duke treguar një performancë të jashtëzakonshme, shkruan KosovaPost.
17 vjeçari i cili ka fituar një vend edhe te kombëtarja e Spanjës, është nga lojtarët më pak të paguar. Marrëveshja aktuale e tij me “katalanasit” është e vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe te Barcelona po tentojnë të rinovojnë me të.
Në Spanjë zbulojnë se momentalisht Gavi përfiton 100 mijë euro në sezon, një pagë që ka lojtarë që e marrin edhe në Abissnet Superiore. Për rinovimin e parë të kontratës Gavi përfiton një bonus që varion nga 1.5 milion euro në 2.
Mesfushori spanjoll ndeshjen e fundit ka shënuar 1 herë, po ashtu dhe ka asistuar për t’i sjellë Barçës edhe 3 pikë tjera shumë të rëndësishme.