Gjiganti spanjoll thuhet se ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Gazetari i njohur ‘Siro Lopez’, me burime të mëdha të Real Madridit, ka zbuluar se marrëveshja mes klubit spanjoll, Dortmund dhe lojtarit është arritur dhe do realizohet në verën e vitit 2022
Lopez ishte gazetari që njoftoi rinovimin e kontratës së Lucas Vazquez dhe largimin e Zinedine Zidanes dhe Sergio Ramosit.
Mbetet të shihet nëse ky lajm do rezultoi i vërtetë dhe norvegjezi të bëhet pjesë e “Galaktikëve” vitin tjetër, ndonëse ai kërkohet edhe nga top skuadrat si, Manchester United, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe Liverpool.