Ministrja e Ministrisë së Jashtme e Diasporës Donika Gërvalla, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kabinetin qeveritar dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka bërë homazhe te Jasharët në Prekaz, duke vlerësuar lart luftën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës, përcjell Kosova Post.
Ndërsa kujton sakrificën e familjes Jashari, kryediplomatja Gërvalla shprehet se anëtarët e familjes Jashari pas një lufte të pabarabartë u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovë.
Në truallin e mësuesit Shaban Jashari, udhërrëfyesit të brezave të rinj të familjes Jashari dhe të Drenicës, nga i cili mësuan si duhet atdheu dhe sa e shtrenjtë është liria. Vendi ku dikur loznin fëmijët e familjes Jashari, çdo vit pret me mijëra vizitorë që nderojnë jetën dhe veprën madhështore të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit, të grave, vajzave, djemve dhe fëmijëve të kësaj familjeje. Në muajin e ringjalljes së natyrës, familja Jashari në përballje me një shtet të tërë policor dhe ushtarak, pas një lufte të pabarabartë, u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës”, u shpreh Gërvalla.
Postimi i plotë i ministres Gërvalla:
Në truallin e mësuesit Shaban Jashari, udhërrëfyesit të brezave të rinj të familjes Jashari dhe të Drenicës, nga i cili mësuan si duhet atdheu dhe sa e shtrenjtë është liria.
Vendi ku dikur loznin fëmijët e familjes Jashari, çdo vit pret me mijëra vizitorë që nderojnë jetën dhe veprën madhështore të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit, të grave, vajzave, djemve dhe fëmijëve të kësaj familjeje.
Në muajin e ringjalljes së natyrës, familja Jashari në përballje me një shtet të tërë policor dhe ushtarak, pas një lufte të pabarabartë, u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës.
Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, kabinetin qeveritar dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëmë homazhe te Jasharët në Prekaz, duke vlerësuar lart luftën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
U kujtoftë sa të jetë jeta Komandanti Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari!