Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit.
I revoltuar me anashjkalimin e UÇK-së, nga ministrja Gërvalla, ka shkruar në Facebook se ‘ Gërvalla e ka vendin “në plehun e historisë”.
“Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë”, ka shkruar Klinaku në Facebook
Postimi i plotë:
Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë.
Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë.