Nga gjithsej 130 mostra të reja të testuara në zonat serbe në Kosovë, 43 mostra kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 93 persona. Kjo u bë e ditur zyrtarë të Shtabit të Krizave në Mitrovicë, trasnmeton Kosova Post.
Tutje raportohet se nga numri i përgjithshëm i të sapo infektuarve, 36 janë nga Veriu i Kosovës, ndërsa 7 janë nga ai qendror.
Pacientët e rinj janë nga Mitrovica e Kosovës – 18, Leposaviq – 8, Zubin Potok – 8, Zvecan – 5, Gjilan – 3, Shtërpce – 2, Prilluzhë – 1 dhe Peja – 1.
Numri i rasteve aktive është 711.
Deri më tani, gjithsej 5,061 individë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në komunitetet serbe në Kosovë, nga 16,828 mostra të testuara.
Prej tyre, 1,674 pacientë janë regjistruar në Veri të Mitrovicës, 868 në Zveçan, 682 në Leposaviq dhe 465 në Zubin Potok.
Një total prej 1,372 njerëz janë sëmurur në Kosovën qendrore që nga fillimi i pandemisë, shkruan kosoev.info.Nuk ka pasur vdekje në 24 orët e fundit, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë mbetet 121.