Vdekja misterioze e biznesmenit Dan Rapoport, i njohur për kundërshtimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, u bë axhenda e shtypit ndërkombëtar, transmeton Kosova Post.
Mediat ruse njoftuan se Dan Rapoport, një ish bankier që kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur në kryeqytetin amerikan në Uashington.
Sipas lajmeve të revistës ruse Tatler, 52-vjeçari Rapoport është gjetur i vdekur në një park me një shumë të madhe parash dhe një shënim ‘vetëvrasës’.
Gruaja e biznesmenit, Alena, një virologe ukrainase, mohoi akuzat se burri i saj kreu vetëvrasje.
Ndërsa Alena njoftoi se kishte nisur një hetim për vdekjen e bashkëshortit të saj, nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA-ja për këtë temë.
Rapoport u zhvendos në Uashington në vitin 2012 pas protestave kundër Putinit në Rusi.
Biznesmeni Rapoport, i cili më vonë vendosi të shpërngulej në Kiev në vitin 2016, ia shiti shtëpinë e tij në Uashington vajzës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka.
Rapoport jetonte në Kiev kur takoi gruan e tij të dytë, Alena. Çifti ka edhe një vajzë nga martesa e tyre.
Dihej se biznesmeni u largua nga Kievi pas pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, nuk ishte e qartë se ku jetonte./KosovaPost/.