Një person pa shenja jete është gjetur të premten në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Lekë Dukagjin, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 03.01.2024 – 20:45. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./KosovaPost/