Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete dje në Podujevë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, viktima i moshës 65-70 vjeç është gjetur i shtrirë në tokë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Raporti i plotë i policisë:
Podujevë 11.06.2022 – 13:45. Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime.