Numri i të vdekurve në Gjermani për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) është rritur në 65.076, transmeton Kosova Post.
Sipas njoftimit nga Instituti Robert Koch (RKI), i cili kryen aktivitete në fushën e sëmundjeve infektive, 4.426 njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.338.987.
Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 116 viktima si pasojë e virusit.
Ndërkaq, numri të shëruarve ka shkuar në 2.128.800.
Bie numri i rasteve të reja ditore
Si rezultat i masave kundër përhapjes së virusit të marra në Gjermani, numri i rasteve të reja vazhdon të ulet çdo ditë.
Numri i rasteve të reja ditore, nga 6.729 më 25 janar, u ul në 5.608 më 1 shkurt dhe në 4.535 më 8 shkurt.
Në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrat e shteteve më 10 shkurt, kohëzgjatja e masave anti-COVID-19 që vlente deri më 14 shkurt u vazhdua deri më 7 mars. (AA)