Ministri gjerman i Mbrojtjes Annegret Kramp – Karrenbauer i bëri thirrje Rusisë të sqarojë manovrat ushtarake në zonat kufitare me Ukrainën, transmeton KosovaPost.
Cramp-Karrenbau, duke shpërndarë nga llogaria e tij në Twitter një postim tha, “Nëse nuk ka asgjë, nëse është vetëm për të mbajtur sigurinë e Rusisë, a mund të shpjegojë se për çfarë qëllimi janë lëvizjet ushtarake në kufirin ukrainas’ shkroi ai.
Më parë, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian i kishte bërë thirrje Rusisë të shpjegonte arsyen e lëvizjes së trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Krime përmes mekanizmave të Organizatës për Sigurinë në Evropë (OSBE) .
‘Rusia nuk kërcënon asnjë vend’
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov deklaroi se Ukraina është bërë një rajon potencialisht shpërthyes . Duke deklaruar se secili vend me një rajon të paqëndrueshëm në kufijtë e tij do të marrë masat e nevojshme për sigurinë e tij, Peskov vuri në dukje se Rusia nuk kërcënon asnjë vend në botë .
Peskov theksoi, “Ne jemi të lirë të vendosim forcat tona ushtarake, ato janë trupat tona, në tokën Ruse dhe me iniciativën tonë.”
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Mariya Zaharova tha se: është e pakuptimtë të monitorohej lëvizja e trupave ruse brenda territorit rus nga shtetet fqinje./KPost/.