Christofer Burger vlerësoi përpjekjet e Turqisë për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, transmeton KosovaPost.
“Çdo kontribut për zgjidhjen e konfliktit aktual është natyrisht i mirëpritur”, u shpreh zëdhënësi i MPJ gjermane duke theksuar se Turqia është partnere e NATO-s dhe se me Ankaranë ekziston një koordinim në kuadër të Aleancës./trt