Gjermania do të zgjerojë masivisht prodhimin e vaksinës. Fabrika BioNTech në Marburg është vetëm fillimi. Brenda vetëm pak muajsh ky vende është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës kundër coronavirusit.
Prodhimi i vaksinës fillon ndër të tjera me kripëra, yndyrë dhe sheqer – por se si përpunohen këto lëndë në të ashtuquajturit bioreaktorë, nuk ka lidhje aspak me prodhimin tradicional.
Në fabrikën e re të BioNTech në Marburg duhet të bëhen 50.000 sekuenca pune deri tek vaksina e gatshme.
Këto ditë prodhimet e para kanë dalë nga fabrika për të shkuar në një fabrikë mbushjeje në Puurs, Belgjikë.
Në fund dozat e gatshme shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit në fund të prillit do të vaksinohen.
Me 250 milionë doza për tremujor në Marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër coronavirusit.
Fabrika e re është më e madhja, por nuk është masa e vetme që po merr Gjermania për të rritur prodhimin.
“Gjermania brenda disa muajsh vërtet që është ngritur në një nga vendet absolutisht me peshë për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në botë”, thotë Rolf Hömke, zëdhënës i Shoqatës së Studiuesve të Prodhimit të Medikamenteve”, vfa. Por fabrikat gjermane janë megjithatë të varura nga disa procese të punës në fabrika të tjera europiane.
Prodhues të rinj, mbushës të rinj
“Një radhë firmash do të shtohen në muajt e ardhshëm”, thotë Hömke në bisedë me Deutsche Welle.
“Aty do të mblidhen frytet e punës që u bënë në muajt e fundit”, thotë Hömke.
Kështu do të vijnë partnerë të tjerë, firma të specializuara për mbushjen e vaksinës së BioNTech.
Përveç firmës Baxter, këto hapa të prodhimit do t’i marrë përsipër edhe firma Allergopharma në Reinbek, pranë Hamburgut dhe firma Siegfried në Hameln.