Rastet kur Policia e Kosovës, konfiskon substanca narkotike, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Livoq i Epërm i Gjilanit, raporton KosovaPost.
Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se dy vëllezër janë ndalur nën dyshim për ndonjë vepër penale.
Me tu ndalur nga Policia, dy të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 2.70 gram marihuanë, një pushkë gjuetie, gjithashtu edhe 29 fshekë.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe më pas janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/