Sot përpara objektit të Univeristetit të Prishtinës është organizuar një protestë nga aktivistët e shoqërisë civile kundër gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së të cilët gjithashtu kërkuan edhe përjashtimin e Ardian Kastratit nga universiteti, shkruan Kosova Post.
Rron Gjinovci aktivist i kësaj organizate tha se sot është kërkuar që të miratohet rregullorja deri të premten e kësaj jave, përndryshe protesta do të kalojë në greva dhe në bllokime.
“Ka tri katër vjet që në mënyrë aktive protestohet për raste të caktuara dhe nuk ndërmeret asgjë. Kësaj radhe as këshilli drejtues as askush nuk duhjet t’ia dalë fshehurazi prej kësaj çështje, ne kemi mi shku deri në fund këtë herë” ka thënë Gjinovci.
Ai tutje shtoi se kjo gjuhë që është përdorur djë është gjuha e cila e përgatit terenin për vrasjen e grave.
Ndër të tjerash ai shtoi se gratë në Kosovë vrtiten nga burrat e tyre, sepse normale është me denigruar gruan në mënyrë të tmerrshme dhe ti automatikisht e ulë statusin tënd të njeriut, e rreh në shtëpi dhe pastaj e vranë e kur këtë e bën një profesor i UP-së, tash edini se çfarë kanë për të thënë këta jo se kjo nuk ka ndodhur në hapësirat e UP-së.