Policia e Kosovës bën të ditur se në Prishtinë ka ndodhur një rast i tentim vrasjes ndaj një personi i cili ka qenë duke lëvizur me veturë.
Sipas raportimit, ndaj veturës në lëvizje kanë gjuajtur me armë zjarri tre persona.
Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 6 gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.