Gjykata Themelore e Prizrenit, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ia ka caktuar masën e paraburgimit një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe kanosja, transmeton Kosova Post.
Kjo është komunikata e plotë:
Prizren, 15 shtator 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës– Xheladin Osmani,ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 14.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.10.2021,ndaj të pandehurit B.A., për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprat penale:mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1, dhe veprën penale kanosja, nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndajtë pandehurit kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
-Se deri më datë 13 shtator, i pandehuri B.A., ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën – pushkë automatike AK-47, së bashku me 82 fishek, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët,
– Gjithashtu i pandehuri B.A., me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, seriozisht e kanos viktimën e ndjeshme – bashkëshorten e tij, në prezencën e fëmijëve, në atë mënyrë që armën – pushkë automatike AK-47, ia drejton të dëmtuarës duke i thënë “të vras”, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë dhe ankth
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në kundërshtim me ligjin posedon armë, dhekanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prani edhe të fëmijëve të tyre, atëherë me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur, ose mund të përsërisë të njëjtën vepër penale.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji./KosovaPost/