Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është informuar se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Këshilli u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, ligj dhe akte përkatëse nënligjore