Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar sot Akademin e Inovacionit në Vushtrri dhe Qendrën e Inovacionit në Gjakovë, aty ku shpërthen logjika, kreativiteti, inovacioni në teknologji, shkruan Kosova Post.
Gjyshinca, duke parë nga afër punën dhe përvoja që fitohet në këto dy qendra njëra inovative e teknologjisë e tjetra qendër për zhvillimin e shkathtësive dhe kreativitetit në të bërit biznes të suksesshëm, ka përçuar mesazhin se subjekti që përfaqëson, Programi qeverisës i Vetëvendosjes, përqendrohet tek rinia, investimet ku buron dija, kreativitet dhe inovacioni.
Gjyshinca, gjatë takimit dhe bisedave të zhvilluara me udhëheqës dhe nënës të të dyja qendrave, ka premtuar se në qeverisjen Kurti, prioritet do të jenë të rinjtë me shkathtësi të avancuara në fusha të ndryshme, duke iu mundësuar atyre udhëheqjen e mendjes që ata nesër të jenë jo vetëm përfitues të njohurive por edhe krijues në sektorin e inovacionit teknologjik e social.
Postimi i plotë i Gjyshincës:
Sektori i IT-së rruga jonë përpara
Inovacionit teknologjik i duhet edhe ai social.
Si shprehje e vullnetit tonë si organizatë dhe si kauzë personale e imja si kandidat për deputet, që ta prioritizojmë sektorin e inovacionit social dhe teknologjik, kam vizituar Innovation Academy në Vushtrri dhe Qendrën e Inovacionit Jakova- Jakova Innovation Center(JIC) në Gjakovë.
Ensari dhe Fatbardha nga Innovation Academy më treguan për nxënësit në këtë akademi që janë duke i përvetësur shkathtësitë e këtij shekulli të cilat ju duhen për tregun e punës. Më treguan se si nxënësit e kësaj akademie përmes programeve të cilat e kanë nxënësin në qendër janë duke u ndihmuar të zhvillojnë logjikën e tyre në zgjidhjen kreative dhe inovative të problemeve, gjë që po përkthehet edhe në sukses në mësimet shkollore.
Ndërsa me drejtorin Fatos Axhemi, folëm për përvojen dhe sfidat e Jakova Innovation Center, që është kthyer në një qender që shërben si inkubator biznesi me misionin e promovimit dhe mbështetjes së ndërmarrësve të rinj në ndërtimin dhe zhvillimin e kompanive të reja.
#KrejtdheDrejt127
#GazmendGjyshinca65