Një 23 vjeçare nga Ferizaj ka përfunduar në pranga, nën dyshimin për vrasje në tentativë, transmeton Kosova Post.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë ( thikë).” thuhej në një njoftim për media, i lëshuar nga policia.
“E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” – thuhet në raport./KosovaPost/