Gruaja tregon tmerrin që përjetoi teksa u sulmua nga ariu në tualet

Teksa po përdorte tualetin në oborr, një grua në Alaskë është sulmuar nga një ari.

“Unë shkova atje, u ula në tualet dhe diçka më kafshoi sapo u ula. Fillova menjëherë të bërtas.”– tha Shannon Stevens.

Vëllai i saj kishte dëgjuar ulërimën dhe kishte dalë jashtë tendës. Atje kishte gjetur Shannonin, që mbante shtrënguar plagën. Fillimisht menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër apo diçka e vogël, por kur Eriku shkoi të shohë për çfarë bëhej fjalë kishte parë ariun.

Fatmirësisht plaga në të pasmen e Shannonit nuk është shumë e rëndë. Mëngjesin tjetër, ata kishin parë gjurmë ariu në të gjithë vendin, por vetë ariu ishte larguar.

Zyrtarët e departamentit të peshkut dhe kafshëve të egra në Alaskë, thanë se me shumë mundësi bëhet fjalë për një ari të zi, bazuar kjo tek fotot e gjurmëve.

Edhe pse është dimër, zyrtarët kanë marrë gjatë gjithë kohës raportime për arinj që vinin vërdallë zonave të banuara.

Viti 2020 sipas tyre, ka qenë një vit rekord për sa i takon rasteve kur arinjtë janë shfaqur në zonën e Haines./oranews

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika