Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot ambasadorin italian, Antonello De Riu, me të cilin diskutuan rreth situatës politike në vend.
“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset”, tha Haradinaj.
Tutje lideri i AAK-së vlerëson kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Për më tepër theksoi Haradinaj se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të fortë.
“Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.