I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përsëri është marrë me çështjen e gazit, transmeton Kosova Post.
“Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Refuzimin e qeverisë, për sa i përket këtij projekti, e ka cilësuar si pengesë në rrugëtimin euro-atlantik.
“Prandaj i bëj thirrje edhe një herë qeverisë së vendit tim që të kthjellohet e të mos vendosë pengesa në rrugën e pakthim euroatlantike të Kosovës!”
Për më shumë, lexojeni të plotë reagimin e Haradinajt: