Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos lejojë shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.
“Nuk presim prej Qeverisë sukses në çdo gjë në energji, sepse disa gjëra edhe janë kryer, siç është pavarësimi energjetik i Kosovës, KOSTT-i, por ju kërkojmë vetëm një gjë dhe është diçka e bëshme dhe nuk kërkon kohë – mos lejoni me u rrit çmimi i energjisë se është në dëm të votuesve tuaj dhe gjithë qytetarëve”.
“Nuk po ju fajësojmë, por tani kjo çështje po kërkohet në kohën kur ju jeni në pushtet. Mos e lejoni, mund ta ndalni, është e bëshme. Nëse e bëni këtë do t’ju duartrokasim”, u shpreh Haradinaj gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.