Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i dha sot fund edhe zyrtarisht karrierës së saj të pasur, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Majlinda Kelmendi do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.
Postimi i plotë:
Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.
Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos.
Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, do të mbetet përgjithmonë heroina jonë. Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.
Fat e suksese të mëtejshme Majlinda!
RH