Haradinaj u shpreh se ishte kënaqësi takimi me Veselin.
“Azemi, që ishte prej luftëtarëve të orëve të para, udhëhoqi me sukses Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”. Me këtë rast i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.