Në konferencën për gazetarë të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetar i këtij subjekti, ka folur për paralajmerimet rreth rritjeve të çmimeve të energjisë, shkruan Kosova Post.
Sipas Haradinajt, kjo temë është mjaft e rëndësishme, dhe kjo duhet t’i shqetësojë të gjithë.
“Kjo rritje e çmimeve të energjisë, i godet konsumatorët industrialë, por në një të ardhme e afërme do t’i godoet edhe familjet tona.”
Sipas tij:
“Është një lloj monopoli, në emër të liberalizimit të tregut. Pra liberalizimi i tregut nuk ka ndodhur, por është i rrejshëm.”
Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë të veprojë menjëherë, sepse situata, sipas tij, është alarmante./KosovaPost/