Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, se kanë paraparë lëshimin e 800 milionë eurove në treg për të përmirësuar gjendjen ekonomike.
Ai ka thënë se kjo parti ekonominë e kanë trajtuar me kujdes, ku ka përmendur Fondin Emergjent si dhe atë për garantimin e kredive.
“Ne pjesën e ekonomisë e kemi trajtuar me kujdes. Tani jemi në një sfidë se ka rënie të ekonomisë por ne e kemi paraparë Fondin Emergjent. E kemi Fondin për Garantim të kredive me i aktivizua ato, kjo është reale me ndodhë. E kemi paraparë që 800 milionë euro me i shti në tregun tonë që me ndalë këtë rënien ekonomike. Krejt instrumentet i kemi me parametra real”, ka thënë Haradinaj, gjatë vizitës në kompaninë “Erc Trade” në Bardhosh.
Haradinaj ka kërkuar votën e familjarëve të kësaj kompanie, ku ka thënë se kandidatura e tij për President i siguron vendit hyrjen në NATO.
“Pra kandidatura ime për President i siguron vendit hyrjen në NATO, e kemi lënë edhe si mundësi bashkimin me Shqipërinë. Nëse na jepni votën e respektojmë votën tuaj” tha Haradinaj. eo