Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shpjegoi deklaratën e bërë disa ditë më parë se, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep zgjidhje dialogut me Serbinë, do kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.
Sipas z. Haradinaj, kjo deklaratë për të cilën mban përgjegjësi buron nga përvoja e tij qeverisëse kur përgatiti planin për 5 vite si president.
“Nëse forcat nuk arrijnë që të na ndihmojnë në lidhje me Serbinë, nuk na njohin pesë shtete të BE-së, atëherë do veproj në këtë mënyrë. Nuk jam konsultuar me askënd dhe nuk do presim pa kufij Serbinë”, – shprehet z. Haradinaj.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga z. Vuçiç dhe është e rrezikshme në sytë e ndërkombëtarëve.
“Me thënë të drejtën nuk është kështu siç ka thënë Vuçiç pasi po ndihmoj Kosovën dhe Serbinë, që ata të njohin dhe jo të na bllokojnë. Bashkimi me Shqipërinë do ndodhë nëse nuk na njohin si shtet. Në vitin 2024 do kërkoj referendum, nëse nuk ka ndodhur njohja”, – shprehet ish-kryeministri i Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar dy variante, njëra është njohja e Kosovës dhe pastaj dialogu dhe tjetra dialog në fillim dhe pastaj njohje. Zoti Hardinaj tregon cilin variant preferon ai.
“Ne kemi qenë për dialog e pastaj njohje, por që nuk ka ndodhur. Tani duhet të ndodhë njohja, e cila është në tavolinë pasi kemi ecur goxha përpara”, – shprehet z. Haradinaj.
Kandidati për kandidat të Kosovës komentoi edhe deklaratat e z. Vuçiç teksa u shpreh se zgjidhja e problemeve në Ballkan me ushtri nuk është zgjidhje dhe ajo i përket të kaluarës, e cila ka shkaktuar tragjedi.
Në fund të intervistës gazetari Franko Egro u ndal dhe të lëshimi që duhet të bëjë Kosova që Serbia ta njohë. Sipas z. Haradinaj Kosova ka bërë lëshim duke hequr dorë nga bashkimi me Shqipërinë.
“Nuk e kemi të lehtë të pranojmë Serbinë se ka bërë gjenocid dhe ky është lëshimi jonë, nuk ka kthyer kufomat dhe s’ka thënë arsye për vdekjet në Serbi. Njohja është një lloj pajtimi”, – thotë Haradinaj për ‘Balkan Talks’.