Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka “kërcënuar” të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pozitat zyrtare, përkatësisht, duke u pasuruar në kurriz të popullit, shkruan Kosova Post.
“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi” – ka shkruar ajo.
Ajo i ka përgëzuar autoritetet e rendit, për aksionin e sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë arrestuar disa zyrtar për keqpërdorim me subvencione:
“Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”
Sipas saj, shteti i së drejtës nuk ka alternativë!/KosovaPost/