Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur angazhimin e Policisë së Kosovës, në mbrojtjen e sovranitetit dhe luftën ndaj bandave kriminale në veri.
Ajo ka thënë se është për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.
“Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës” shkroi Haxhiu në Facebook.
Ky është postimi i plotë i saj:
Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.
Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës.