Haxhiu: Tragjedi që pas 22 viteve s’dihet fati i personave të zhdukur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar ekspozitën “Më i mirë ish varri se sa mos me ditë” në kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të realizuar nga artisti Driton Selmani, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook ajo thotë se, është tragjedi, që pas 22 viteve, ende nuk dihet fati i një numri kaq të madh të personave të zhdukur.

Njoftimi i plotë:

“Më i mirë ish varri se sa mos me ditë”

Sot, vizituam ekspozitën “Më i mirë ish varri se sa mos me ditë” në kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të realizuar nga artisti Driton Selmani.

1622 persona të zhdukur me forcë, të rrëmbyer, të ekzekutuar dhe të fshehur në varreza masive.

Ekspozita të tilla na bëjnë të përjetojmë më përafër mungesën me të cilën përballen familjarët e personave të zhdukur, na bëjnë të bashkëndjejmë edhe më shumë me ta dhimbjen të cilën vazhdojnë ta kenë, e ta kuptojmë më mirë traumën të cilën ata përjetojnë.

Është tragjedi, që pas 22 viteve, ende nuk dihet fati i një numri kaq të madh të personave të zhdukur.

Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe në sjelljen e drejtësisë për ta dhe familjarët e tyre.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika