Modelja Heidi Klum kënaqi miliona ndjekësit e saj në Instagram me fotografi të reja në poza sfiduese.
Pasi pozoi në një jaht me rroba banje, modelja postoi fotografi me bikini lëkure, dhe fotografoi figurën dhe gjoksin e saj nga kënde “të nxehta”.
Ndjekësit e saj lanë komplimente të shumta poshtë njoftimit, dhe shumë thonë se ajo është një bombë e vërtetë në dekadën e saj të pestë.
Heidi Klum shumë shpesh publikon fotografi nudo, kështu që gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit ajo shkaktoi një stuhi të vërtetë reagimesh publike kur publikoi një fotografi në të cilën tregoi se si e mbështet Gjermaninë.
Modelja është në një martesë harmonike me muzikantin 16 vjeç më të ri Tom Kaulica, i cili u bë i famshëm si kitarist në grupin dikur të popullarizuar adoleshent Tokio Hotel.