Holanda ka fituar ndeshjen e parë me një rezultat 2:0 kundër Senegalit në ndeshjen e tyre në Grupin A të Kupës së Botës FIFA 2022, transmeton Kosova Post.
Asnjëra palë nuk mundi të shënojë gola në 45 minutat e para në stadiumin Al Thumama në Doha të Katarit.
Më vonë, në minutën e 65-të, Boulaye Dia tentoi të shënonte një gol me një goditje nga afër, por porta u mbrojt nga portieri holandez Andries Noppert.
Holanda shënoi golin e parë me një gjuajtje me kokë nga Cody Gakpo, i cili në minutën e 84-të me asistimin e Frenkie De Jong kaloi topin pas rrjetës.
Devy Klaassen dyfishoi epërsinë me golin e fundit në këtë ndeshje në minutat shtesë.
Në një ndeshje tjetër të Grupit A, Ekuadori arriti të mposhtë vendin pritës të kupës, Katarin, pasi kapiteni i ekipit Enner Valencia shënoi dy gola për ekipin e tij./aa