Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me rastin e 26-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.
Ndërsa kujton me dhimbje viktimat e masakrës, Haradinaj thotë se s’do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë.
Tutje shprehet lideri i AAK-së, shprehet se ky krim i tmerrshëm që tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, shënoi kthesën vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë, njofton Klankosova.tv.
“I përhershëm kujtimi për të rënët”.