Kryeministri në largim, njëherit kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti i është përgjigjur kreut të VV-së, Albin Kurti i cili mbrëmë tha se nëse vije në pushtet do t’i shfuqizojë vendimet e marra nga qeveria paraprake.
Hoti tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme, dhe se shfuqizimi i tyre është vetëm fiksim i Kurtit.
“E para është veç fiksim i tij, pasi nuk ka m’i ardh shansa me marr pushtetin prapë. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, tha ai.e,o.