Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar strukturat e kësaj partie në degën e Mitrovicës, shkruan Kosova Post.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook, se takimi me strukturat e partisë , tregon fuqishëm se PDK-ja po rikthehet fuqishëm në Mitrovicë
Tutje ka shkruar Hoxhaj se nën qeverisjen aktuale, ky qytet është shndërruar në qytet të varfër.
Postimi i plotë:
Të lodhur nga keqqeverisja dhe me vullnet të madh për ndryshim, Mitrovica është më e mobilizuar se kurrë ta përqafojë të ardhmen. Energjia të cilën e pamë edhe mbrëmë, ku së bashku me Bedri Hamzën takuam Degën dhe strukturat tona në këtë qytet, janë sinjali i parë që PDK po rikthehet fuqishëm në Mitrovicë. Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur.
Asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit. Ky model qeverisës në dëm të qytetarëve do të marrë fund shpejtë. Zgjedhjet nacionale që do t’i kemi tani, do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë, deri në tetor kur do ta kemi edhe kryetarin e partisë tonë në këtë qytet. Faleminderit Mitrovicë.