Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj , ka shpërndarë një video në facebook ku bashkëshortja e tij jep një mesazh të fuqishëm për gratë, shkruan Kosova Post.
Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook thekson se përfshirja e grave në jetën publike është shtylla kryesore e planit të Rimëkëmbjes.
“Fuqizimi i gruas dhe trajtimi i barabartë në shoqërinë tonë është vlerë tek e cila kam besuar çdo herë. Përfshirja e tyre në jetën publike është shtylla kryesore e planit të #Rimëkëmbjes.” shkruan Hoxhaj në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Fuqizimi i gruas dhe trajtimi i barabartë në shoqërinë tonë është vlerë tek e cila kam besuar çdo herë. Përfshirja e tyre në jetën publike është shtylla kryesore e planit të #Rimëkëmbjes.
Kam fatin që në jetë ta kem përkrah bashkëshorten time, Remzien me të cilën kemi ndërtuar familjen mbi vlerat, që sot duam t’i jetësojmë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shpërndaje në përkrahje të fuqizimit të grave