Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot gjatë një konferencë për media tha se PDK-ja e kupton shumë mirë dhe drejt procesin e krijimit të institucioneve, duke shtuar se PDK gjithashtu i ka arsyet e veta se pse nuk e mbështet kandidaturën për presidente të Vjosa Osmanit, shkruan Kosova Post.
“Zonja Osmani së pari është një figurë skaj përqarëse dhe ka ngritur një frymë polarizimi, por gjithsesi mendoj që është një kandidatë partiake” tha Hoxhaj.
Hoxhaj tutje shtoi se ajo është treguar e një anshme dhe nuk ka qenë një figurë mbi partiake por në histori të e kësaj zyre është e para që ka përdour zyrën e cila iu bashku LVV-së.
“Presidenti i ardhshëm i Kosovës nuk duhet të jetë i varur politikisht, zonja Osmani është politikisht e ndikuar”, tha tutje ai.