Ndërsa miliona njerëz u larguan nga vendi, Anna Reznik, 25 vjeçe, u kthye në qytetin e lindjes Kharkiv – një objektiv prej kohësh i banditëve të Vladimir Putinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo iu bashkua Brigadës 127 të qytetit, në të cilën babai i saj, Ihor, 49 vjeç, është komandant dhe mësoi se si të përdorte pushkët dhe një pistoletë.
Atë mund ta takosh në një bunker nëntokësor jashtë qytetit verior të goditur nga bombat.
Ndërsa pozicionet e tyre të vijës së parë – të granatuara në mënyrë rutinore nga dronët kamikazë – janë disa qindra metra larg kufirit rus.
Anna, e cila kaloi dy vjet në Kolegjin Lancing në West Sussex – Angli, duke u diplomuar në vitin 2017, tha: “Ishte e frikshme të kthehesha, por sapo vendosa, nuk ndjeja më frikë”.
“Sapo arrita këtu, kuptova se këtu duhej të isha”.
“Kjo është një kohë kaq historike për vendin tim dhe po ndodhte në qytetin tim të lindjes”.


























