Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur në Podujevë, shkruan Kosova Post.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
“Podujevë, 17.06.2021-20:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas ndihmës mjekësore në Emergjencën në Podujevë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KosovaPost/