Babai ka lajmëruar dje në stacionin e policisë në Podujevë, se vajza e tij është zhdukur, pa para disa ditësh, shkruan Kosova Post.
“Podujevë, 10.06.2021-00:30. Ankuesi mashkull kosovar me 13.06.2021 ka raportuar se vajza e tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin” – thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se është informuar edhe prokurori lidhur me rastin./KosovaPost/